Hamilton: Duhet të kemi kujdes

10/04/2015 00:00

Edhe pse doli i pari në të dyja sesionet e provave të lira të Çmimit të Madh të Kinës, Lewis Hamilton tregohet i kujdesshëm në deklaratat e tij.

“Mendoj se duhet të përmirësohem në shfrytëzimin më të mirë të gomave. Unë e përgatis garën njësoj, pavarësisht se kë kam pas vetes. Jam i lumtur që realizuam maksimumin e mundshëm të xhirove”, deklaroi britaniku i Mercedesit.

Nga ana e tij, Nico Rosberg, piloti tjetër i skuderisë kampione në fuqi, theksoi: “Ndihem mirë me makinën, por nuk mund të them asgjë mbi ritmin që do të kemi në garë. Duhet të analizojmë gjithçka, të shikojmë sa karburant kishte Ferrari dhe përdorimin e gomave që bëjnë kundërshtarët. Gjithsesi, jemi optimistë.”

Provat zyrtare të Çmimit të Madh të Kinës do të zhvillohen të shtunën në orën 09:00, ndërsa gara do të zhvillohet të dielën në orën 08:00. Të dyja këto evente do të mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel.

Top Channel