Mick Schumacher (Jr), gati për debutim në Formula 4

08/04/2015 00:00

Menaxherja e Michael Schumacher, e cila është njëkohësisht edhe menaxhere e djalit të tij Mick, ka bërë thirrje ndaj të gjithë të apasionuarve të garave me makina, e veçanërisht tifozëve të pilotit gjerman 7 herë kampion bote në Formula 1, që të mos i kenë të larta pritshmëritë ndaj pasardhësit të tij, në kohën kur tashmë pritet vetëm nisja e karrierës së tij në Formula 4.

Mick Schumacher, vetëm 16 vjeç, u shpall nënkampion i garave “kart” në Gjermani gjatë sezonit të kaluar, ndërkohë që ditën e mërkurë ka mundur të zhvillojë për herë të parë një sesion testimesh publike për ekipin Van Amersfoort.

“Do të doja t’iu kërkoja që të mos i keni shumë të larta pritshmëritë nga ky djalosh. Nuk duhet të pretendojmë maksimumin që në këtë moshë”, tha Sabine Kehm, menaxhere e legjendës së Formula 1 dhe trashëgimtarit të tij. Sezoni i Formulës 4 do të nisë më 26 Prill në pistën Oschersleben të Gjermanisë.

FOTO GALERI
1/21

Top Channel