F1, Massa: Na pret një garë e bukur dhe me shumë parakalime

07/04/2015 00:00

Felipe Massa ka deklaruar se pista e Shangait, që do të mirëpresë nga data 10 deri në 12 prill Çmimin e Madh të Kinës, është “e vështirë për gomat e përparme” të njëvendësheve të Formulës 1, për shkak të konsumimit të tepërt të tyre.

Gjithsesi, piloti brazilian i Williams-it pret një garë të bukur dhe me parakalime: “Në Shangai gjithmonë ka parakalime, pasi pista ka një vijë të drejtë shumë të gjatë, në të cilën mund të përdoret edhe DRS-ja.”

Massa shpjegoi se, duke u nisur nga ngjashmëritë mes pistës së Shangait dhe asaj të Barcelonës, aty ku skuadrat kanë zhvilluar testimet parasezonale, të dhënat e grumbulluara në Spanjë do e ndihmojnë Williams-in për konfigurimin e duhur të makinës për fundjavën e garës.

Top Channel