Schweinsteiger do të mungojë në Kupë ndaj Leverkusenit

07/04/2015 00:00

Bastian Schweinsteiger do i mungojë Bajernit të Mynihut në çerekfinalen e Kupës së Gjermanisë ndaj Bajer Leverkusenit, ndeshje që do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje. Kjo mungesë i shtohet atyre të Robben, Ribery dhe Alaba.

Trajneri Pep Guardiola tha: “Këto mungesa të rëndësishme më motivojnë më shumë për të gjetur zgjidhje të reja. Për ne është si një finale, pasi luajmë kundër një prej ekipeve më të mira gjermane.”

Ndërkohë, trajneri i Leverkusenit, Roxher Shmid, deklaroi se skuadra e tij do të futet në fushë për të kërkuar fitoren, por jo sepse Bajerni ka mungesa, por sepse forma e lojtarëve të tij është shumë e mirë.

Top Channel