Van Persie, larg Man. Utd. Në “Old Trafford” kërkohet Cavani

07/04/2015 00:00

Robin van Persie është gjithnjë e më larg Manchester United. Sipas njw lajmi të publikuar nw tabloidin “Mirror”, Djajtë e Kuq kanë shfaqur dëshirë për ta larguar sulmuesin holandez nga “Old Trafford” dhe për këtë arsye kanë shfaqur gatishmërinë për të studiuar çdo ofertë që mund të vijë për të.

Kontrata e Van Persie me Manchester United skadon në verën e vitit 2016 dhe klubi anglez nuk ka ndërmend t’i ofrojë atij rinovimin e saj.

Trajneri Louis van Gaal tashmë e ka përcaktuar futbollistin që mund të zëvendësojë holandezin. Bëhet fjalë për Edinson Cavani qw luan me Paris Saint German.

Uruguajani hyri sërish në polemika me trajnerin Loran Blanc për shkak të zgjedhjes taktike të bërë nga trajneri francez.

“Firmosa me PSG me idenë se do të luaja rolin e qendërsulmuesit dhe jo të luaja në krahë. Këtu nuk po luaj në rolin duhur për të shënuar gola”, deklaroi Cavani përpara sfidës me Olimpique Marseille.

Statistikat e Cavani-t e tregojnë qartë rënien e rendimentit të tij. Në sezonin e parë në Ligue 1, sulmuesi uruguajan shënoi 16 gola, ndërsa në atë aktual ka mbetur në 8. Golin e fundit në kampionatin e këtij viti ai e ka shënuar në sfidën e 18 janarit ndaj Evian.

Top Channel