Këmbanat e alarmit kanë rënë në ambientet e PSG. Loran Blanc do të duhet të përballet me dëmtimet e David Luiz dhe Thiago Motta, të pësuara në sfidën e fundjavës me Olimpique Marseille.
Ai që ka shqetësuar më shumë stafin teknik të kampionëve të Francës është pikërisht David Luiz.
Mbrojtësi brazilian pësoi një dëmtim muskular në kofshën e majtë dhe nga ekzaminimet mjekësore rezultoi se do të qëndrojë jashtë fushës së lojës për 1 muaj.
Kjo do të thotë se Luiz do të mungojë në disa ndeshje, përfshirë këtu dy përballjet ndaj Barcelona-s në Champions League.
Më pak shqetësues është problemi i mesfushorit Thiago Motta. Italo-braziliani do të qëndrojë jashtë fushave të lojës rreth 10 ditë dhe pritet të jetë në dispozicion të Loran Blanc për sfidën e kthimit të Champions që Paris Saint German do të luajë ndaj skuadrës katalanase.
Top Channel