“Fenomeni” Ronaldo ëndërron Messin dhe CR7 në SHBA

06/04/2015 00:00

Ish-fenomeni brazilian, Ronaldo duket se ëndërron pa limite.

“Do të paguaja nga xhepi im, për të nënshkruar kontratë me Messin”, është shprehur ish-sulmuesi i shumë ekipeve, nga Barcelona, Interi, Milani e Reali i Madridit, tashmë bashkëpronar i Fort Lauderdale Strikers, një ekip që militon në Ligën e Futbollit të Amerikës së Veriut.

“Ky klub po përjeton një moment magjik dhe po bëhet gjithnjë e më i madh. Përse të mos nënshkruajmë me Messin apo Cristiano Ronaldon? Vetëm pas pak vitesh do të jemi në gjendje të realizojmë këtë objektiv. Asgjë nuk është e pamundur. Pastaj, më thoni ju, kush nuk do të donte të jetonte në Florida?”.

Sipas fenomenit brazilian, ekipi i Floridës nuk njeh limite, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara janë vendi i dytë në botë, sa i përket termave të rritjes së futbollit, pas Kinës. Shumë lojtarë të famshëm shkojnë të luajnë në Amerikë, edhe për shkak të nivelit të jetesës atje. Ndërkaq, skuadra e re Luis Nazario De Limas është mposhtur në ndeshjen e parë të kampionatit, NASL 2015, 1-0 nga Nju Jork Cosmos.

Top Channel