Reali shkatërron Granada-n, Ronaldo shënon 5 gola

05/04/2015 00:00

Cristiano Ronaldo dhe Reali dhuruan spektakël në “Santiago Bernabeu” dhe vendosën disa rekorde në fitoren e thellë 9-1 ndaj Granada-s.

Portugezi shënoi për herë të parë 5 gola në një ndeshje në La Liga, e çon në 300 numrin e golave me fanellën e Realit dhe ngjitet në krye të listës së golashënuesve të këtij sezoni me 36 gola.

Golat e tjerë të skuadrës madrilene u shënuan nga Benzema dhe Gareth Bale.

Ka 36 vjet që një skuadër në La Liga nuk shënon 9 gola në një ndeshje, ndërkohë që për Realin kjo është fitorja e parë pas 48 vjetësh me këto shifra.

Me këtë fitore ekipi i Ancelotti-t shkon në kuotën e 67-pikëve, një më pak se Barcelona, e cila do ta luajë në mbrëmje ndeshjen e javës së 29-të ndaj Celta Vigo-s.

Top Channel