Terror në Turqi. Qëllohet me armë autobusi i Fenerbahçes, plagoset shoferi

05/04/2015 00:00

Një ngjarje e rëndë në kufijtë e terrorit ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Turqi, ku autobusi që transportonte ekipin e Fenerbahçesë është sulmuar nga disa agresorë të armatosur.

Nga të shtënat është plagosur rëndë shoferi i mjetit, ndërkohë që të dhënat paraprake bëjnë të ditur se skuadra nga Stambolli, e cila kishte fituar thellësisht 5-1 ndaj Rizesporit në transfertë, është sulmuar pikërisht nga një grup i armatosur ku besohen të jenë përfshirë edhe disa “tifozë” të Trabzonsporit.

Rivaliteti mes ekipeve të futbollit është i njohur në Turqi, teksa shpesh herë shohim përplasje të ashpra mes tri skuadrave të Stambollit; Galatasaray, Fenerbahçe dhe Beshiktash; por nuk mbeten kurrsesi pas edhe rivalitetet mes këtyre tri superfuqive të kampionatit turk dhe ekipeve të tjera, të cilat sado të përpiqen në luftën për titull, thjesht zënë ndonjë vend në Kupat e Europës.

Top Channel