James rikthehet titullar te Reali dy muaj pas dëmtimit

04/04/2015 00:00

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid, ka bërë të ditur se James Rodriguez do të luajë si titullar të dielën ndaj Granadës (ora 12:00) dy muaj pas dëmtimit.

Lojtari kolumbian do të zërë vendin e spanjollit Isco, i pezulluar për grumbullim kartonësh.

James kishte që nga 4 shkurti që nuk luante me Realin, ditë kur theu gishtin e vogël të këmbës së djathtë.

“Është mirë dhe do e nisë ndeshjen si titullar”, tha Ancelotti, i cili shtoi se në këtë ndeshje do të lërë pushim dy lojtarë: Sami Khedira dhe Dani Carvajal.

Top Channel