F1, Hamilton-Rosberg, të bashkuar kundër Ferrarit

04/04/2015 00:00

Çmimi i Madh i Kinës po afron dhe Mercedesi ka nisur ta marrë seriozisht Ferrarin pas disfatës në Sepang të Malajzisë.

Lewis Hamilton dhe Nico Rosberg, dy armiq në sezonin e kaluar, duket se tashmë janë bashkuar kundër armikut të përbashkët me makinë të kuqe, Sebastian Vettel.

Kështu, në Twitter, piloti gjerman ka postuar një foto ku pozon bashkë me shokun e skuadrës pas mbledhjes së Mercedesit.

“Vizitë në skuadër sot. Kemi një plan për të mundur makinat e kuqe në Shanghai”, shkroi Nico.

Top Channel