Godelli akuzon Luan Shabanin: Je tradhtar!

03/04/2015 00:00

Daniel Godelli, në profilin e tij në Facebook, ka shpërthyer si asnjëherë më parë ndaj trajnerit që e stërviti në Greqi, Luan Shabanit. Godelli e ka akuzuar atë nëpërmjet si një tradhtar që i ka dhënë një substancë të ndaluar me vetëdije.

Sipas sportistit shqiptar, kjo gjë ka qenë e qëllimshme për të eliminuar peshëngritjen shqiptare nga Olimpiada e ardhshme. Një deklaratë që në të vërtetë sportisti e bën menjëherë pasi është njoftuar zyrtarisht se u pezullua me 2 vjet, pasi pozitiviteti i tij ishte i pakundërshtueshëm.

Në këtë mënyrë, 4-5 muaj pasi u shpall kampion bote dhe pasi nuk reagoi as në pozitivitetin e analizës A dhe fsheu analizën B, Godelli ka zbuluar këtë tradhti, siç e quan ai, ndaj Luan Shabanit, i cili u falenderua jo vetëm nga ai, por nga i gjithë stafi e deri tek ministrja e Sporteve, Lindita Nikolla.

Në këtë mënyrë, heroi i këtij rezultati historik, jo vetëm për Godellin, por edhe të Romelës dhe Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, është duke u shndërruar në tradhtar dhe me akuza mjaft të rënda.

Luan Shabani është aktualisht trajneri i përfaqësueses greke të peshëngritjes.

Top Channel