Ndërron jetë babai i Mërgim Mavrajt

03/04/2015 00:00

Babai i Mërgim Mavrajt, qendërmbrojtësit të kombëtares sonë, ka ndërruar jetë. I ati i futbollistit ishte i shtruar prej disa ditësh në një spital të Gjermanisë.

Varrimi i babait të Mavrajt do të bëhet në fshatin Staradran të Istogut, ditën e shtunë.

Në ndeshjen ndaj Armenisë, Mërgim Mavraj ia dedikoi të atit golin e barazimit. Poshtë fanelës së kombëtares, ai kishte të shkruar “Babi, te dua”.

Top Channel