Reali i Madridit zyrtarizon transferimin e brazilianit Danilo

01/04/2015 00:00

Tashmë është zyrtare, Reali i Madridit ka siguruar mbrojtësin brazilian, Danilo, duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2021.

Lajmi është konfirmuar nga të dyja klubet në faqet e tyre zyrtare në internet. Reali do t’i paguajë Portos 31.5 milionë euro, ndërsa futbollisti do të bashkohet me Realin gjatë verës.

Një javë më parë Danilo ishte shprehur se ishte krenar për interesimin e klubit të drejtuar nga italiani Ancelotti.

Transferimi i brazilianit në “Bernabeu” vendos në dyshim të ardhmen e spanjollit Dani Carvajal.

Top Channel