Europa “mbulohet me ar”, më shumë fitime dhe pushtet për klubet

31/03/2015 00:00

Një “lumë” parash do të disbursohen për klubet, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Do të shumëfishohen fitimet e siguruara nga pjesëmarrja në një Europian apo Botëror, apo më saktë “ndarja e fitimeve” në këmbim të lehtësirave për lojtarët e grumbulluar.

Do të rriten së tepërmi gjithashtu edhe premiot ekonomike për Championsin dhe Europa League. Kjo si pasojë e rritjes së pandalshme të të ardhurave, mbi të gjitha nga e drejta televizive. Të gjitha këto, përballë një krize ekonomike, që në futboll duket se nuk ekziston.

E megjithatë, nuk do të ketë vetëm ndryshime financiare, por edhe të skenareve politike. Raportet e UEFA-s me FIFA-n janë bërë gjithnjë e më pak konfliktuale, gjithnjë e më shumë bashkëpunuese. Aq sa, mes risive të panumërta, ka edhe një tepër revolucionarizuese. Në ekzekutivin e UEFA-s do të futen këtë vit, për herë të parë, dy përfaqësues të Shoqatës së Klubeve Europiane, ECA, të cilët do t’iu shtohen presidentëve dhe drejtuesve të federatave. Nga viti 2016 do të kenë edhe të drejtë vote. Janë shifra dhe vendime, të cilat ECA do t’i komunikojë sot, në fund të punimeve të asamblesë që po zhvillohet në Stockholm, ku ndodhen shumë përfaqësues klubesh.

Top Channel