Gary Medel shkel brazilianin Neymar

30/03/2015 00:00

Gary Medel humbi kontrollin gjatë miqësores Brazil-Kili, e luajtur të dielën në Londër.

Mesfushori i Interit po dyluftonte për topin me brazilianin Neymar dhe pasi e rrëzoi në tokë me një të shtyrë, e shkeli edhe me këmbë në pulpë sulmuesin e Barcelonës.

Neymar nisi të ulërasë nga dhimbjet, ndërsa Medel u largua i qetë nga “vendi i krimit”.

Top Channel