Duka: Djemtë treguan karakter, besonin në kthimin e rezultatit

29/03/2015 00:00

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, deklaroi pas fitores ndaj Armeninë se lojtarët e kombëtares sonë “treguan karakter” dhe fituan 3 pikë të rëndësishme “në një ndeshje shumë të vështirë”.

“Djemtë kishin besim edhe në pushimin e ndeshjes se do e kthenin rezultatin. Luajtën mirë dhe djersitën shumë”, tha Duka për mikrofonin e ‘Supersport’.

I pyetur në lidhje me kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë në Euro 2016, kreu i FSHF-së u përgjigj: “Pse jo, kemi lojtarë shumë të mirë, por kemi para edhe 4 ndeshje jashtëzakonisht të vështira.”

Top Channel