Incidente para ndeshjes Shqipëri-Armeni, grupime tifozësh përleshen mes tyre

29/03/2015 00:00

Ndërkohë që mijëra tifozë kuqezinj kanë udhëtuar drejt Elbasanit për të ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri-Armeni, vijnë edhe incidentet e para.

Grupime tifozësh janë ndeshur mes tyre duke shkaktuar plagosjen e lehtë të 3 personave.

Ka qenë ndërhyrja e policisë ajo që ka qetësuar situatën.

Qyteti i Elbasanit është “pushtuar” ditën e sotme nga tifozë të shumtë dhe ka pasur kërkesa për 40 mijë bileta, kur stadiumi “Elbasan Arena” ka kapacitet për 12 500 persona.

Hyrja e tifozëve në stadium, ashtu siç ishte paralajmëruar nga policia, ka nisur në orën 16:00.

Ndërkohë, policia ka bërë të ditur se gjatë së dielës ka ndaluar një shtetas për shitje të biletave në treg të zi. Personi i ndaluar është një 28-vjeçar, i cili akuzohet për veprën penale të manipulimit të tregut.

Top Channel