Tiranë, zhvillohet turneu mbarëkombëtar i mundjes

28/03/2015 00:00

U zhvillua këtë të shtunë në Tiranë turneu mbarëkombëtar i mundjes, që mban emrin e ish-mundësit kampion për shumë vite radhazi dhe trajner i Partizanit, Abedin Lame.

Në këtë turne morën pjesë veç ekipeve shqiptare të mundjens së lirë dhe 7 klasike edhe dy skuadra të tjera, njëra përfaqësi e Kosovës dhe tjetra skuadra e Shkupit.

Në këtë turne për të rinj, veç garave të 8 peshave të ndryshme, u dekoruan edhe disa ish-sportistë dhe dy ekipet shqiptare të Kosovës e Maqedonisë për kontributin dhe bashkëpunimin në këtë sport.

Turneu me këtë emër rikthehej pas disa kohësh mungesë dhe u zhvillua si gjithmonë në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet.

Top Channel