Fitore me goleadë për Anglinë dhe Zvicrën, Spanjës i mjafton një gol i Morata-s

28/03/2015 00:00

Mbrëmjen e së premtes u rikthyen ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Europian të futbollit “Francë 2016”.

Në 9 ndeshjet e zhvilluara, thuajse nuk pati asnjë surprizë, madje Anglia, Sllovenia, Zvicra dhe Austria, arritën të fitonin me goleadë ndaj kundërshtarëve të tyre, të cilët ishin dukshëm inferiorë.

Ndërkohë në Spanjë, vendasit luajtën kundër Ukrainës, duke arritur një fitore minimale. Goli i vetëm i takimit u shënuan nga Morata. Një fitore të rëndësishme ka marrë Bjellorusia në Maqedoni, duke mundur vendasit 1-2.

Rezultatet e ndeshjeve të luajtura të premten

Maqedoni-Bjellorusi 1-2

Sllovaki-Luksemburg 3-0

Spanjë-Ukrainë 1-0

Angli-Lituani 4-0

Slloveni-San Marino 4-0

Zvicër-Estoni 3-0

Lihtenshtejn-Austri 0-5

Moldavi-Suedi 0-2

Mal i Zi-Rusi, u ndërpre pasi portieri i Rusisë u godit nga tifozët vendas

Top Channel