Kosova mposhtet nga Werder Bremen

28/03/2015 00:00

Brenda dy ditëve Kombëtarja e Kosovës zhvilloi dy ndeshje miqësore me dy skuadra nga Bundesliga e parë gjermane, ndaj Eintracht Frankfurt dhe Werder Bremen.

Dy ditë më parë, ndeshja mes Kosovës dhe Frankfurt-it përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa mbrëmjen e së premtes, Werder Bremen arriti të fitonte me dy gola të shënuar nga një për secilën pjesë.

Ndeshje mes dy ekipeve ka qenë e ekuilibruar, por gjermanët u treguan më të saktë para portës, duke realizuar dy herë.

Top Channel