Juventusi në alarm, pas Pirlo-s e Pogba-së dëmtohet edhe Marchisio

27/03/2015 00:00

Në fazën më të rëndësishme të sezonit mesfusha e Juventusit ndodhet në gjendje alarmi për shkak të dëmtimeve.

Pas Andrea Pirlo-s dhe Paul Pogba (ky i fundit i dëmtuar në ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Dortmundit dhe do të qendrojë larg fushave të paktën 50 ditë) dëmtohet edhe Claudio Marchisio.

Diagnoza është e rëndë; mesfushori ka dëmtuar ligamentin në gjurin e këmbës së djathtë, që përkthehet në një qëndrim larg fushave 6 deri në 8 muaj.

Marchisio, një ndër më të mirët në fushë në fitoren 0-3 të bardhezinjëve ndaj Dortmundit në Gjermani është dëmtuar në stërvitje me kombëtaren italiane, të grumbulluar nga Antonio Conte për sfidën ndaj Bullgarisë në Sofie, të vlefshme për eliminatoret e Europianit.

Rasti ka ngjallur një lumë kritikash të tifozëve juventinë drejtuar Antonio Conte-s, ish-trajner i bardhezinjëve, mbi stërvitjen e ashpër që aplikon. Në rrjetet sociale pjesa më e madhe e tyre “falenderojnë” Conte-n për dhuratën e bërë në prag të sfidës ndaj Monakos, e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.

Top Channel