Brazil, sherr në fushë, 4 kartona të kuq për 2 sekonda

27/03/2015 00:00

Një sherr gjatë ndeshjes së kampionatit brazilian Flamengo-Vasco da Gama u zgjidh nga arbitri me 4 kartona të kuq brenda dy sekondave.

Pas një faulli në mesfushë të një lojtari të Flamengos, situata u tensionua shumë dhe futbollistët nisë të godisnin njëri-tjetrin.

Pasi u qetësuan, arbitri thirri pranë vetes 4 lojtarë (2 nga secili ekip) dhe i tregoi kartonin e kuq.

Top Channel