Rosberg, i pari në provat e para të lira, ndiqet nga Ferrari

27/03/2015 00:00

Nico Rosberg me Mercedes regjistroi kohën më të shpejtë të sesionit të parë të provave të lira të Çmimit të Madh të Malajzisë, me dy njëvendëshet Ferrari në vend të dytë dhe të tretë.

Kimi Raikkonen regjistroi një kohë vetëm 3 të dhjetat më të ngadaltë, ndërsa Vettel më shumë se 8.

Ferrari është përmirësuar shumë dhe në këto momente janë ekipi i dytë më i mirë, megjithatë duhet parë edhe si do të zhvillohet Williams-i në këtë pistë me pjesë të drejta shumë të gjata.

Ndërkohë, Fernando Alonso përfundoi në vendin e 14-të, ndërsa kampioni në fuqi, Lewis Hamilton, nuk regjistroi kohë pasi pati probleme me motorin.

Rezultatet e plota të provave të para të lira:

1. Nico Rosberg (Mercedes) 1:40:124
2. Kimi Raikkonen (Ferrari) 1:40:497
3. Sebastian Vettel (Ferrari) 1:40:985
4. Romain Grosjean (Lotus) 1:41:543
5. Carlos Sainz (Toro Rosso) 1:41:596
6. Daniel Ricciardo (Red Bull) 1:41:787
7. Max Verstappen (Toro Rosso) 1:41:803
8. Valtteri Bottas (Williams) 1:41:882
9. Daniil Kvyat (Red Bull) 1:42:055
10. Marcus Ericsson (Sauber) 1:42:064
11. Felipe Massa (Williams) 1:42:103
12. Pastor Maldonado (Lotus) 1:42:567
13. Raffaele Marciello (Sauber) 1:42:621
14. Fernando Alonso (McLaren/Honda) 1:42:885
15. Nico Hulkenberg (Force India) 1:42:893
16. Sergio Perez (Force India) 1:43:054
17. Jenson Button (McLaren/Honda) 1:43:100
18. Will Stevens (Marussia) 1:46:686
19. Roberto Merhi (Marussia) 1:47:683
20. Lewis Hamilton Mercedes  (pa kohë)

Top Channel