Përleshje masive mes futbollistëve në Itali, njëri përfundon në spital me fraktura

27/03/2015 00:00

Një përleshje masive ka ndodhur në tunelet që të çojnë në dhomat e zhveshjes në një ndeshje të kategorive inferiore në Itali.

Ndeshja Vittoria-Paterno është luajtur vetëm në 45 minutat e para të saj, pasi në momentin që lojtarët po futeshin në dhomat e zhveshjes nisi një rrahje masive në tunel.

Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë u publikuan më pas në internet, ku për minutat të tëra futbollistët godasin kundërshtarët e tyre. Ndërkohë, duket se më keq e ka pësuar një futbollist i Paterno-s, Enzo Tornatore, i cili është dërguar në spital me brinjë të thyera.

Pasi ka vëzhguar edhe kamerat e sigurisë, Federata Italiane ka ndëshkuar edhe protagonistët. 59 javë pezullim në total, ku me  36 javë janë dënuar lojtarët e Vittoria-s dhe me 23 ata të Paternos. Më rëndë është dënuar lojtari i Vittoria-s, Vincenzo Esposito, i cili është ndëshkuar me 8 javë pezullim.

Top Channel