Xavi në Katar, nënshkruan me Al Sadd

26/03/2015 00:00

Xavi Hernandez do të luajë në Katar pas përfundimit të sezonit aktual. Kapiteni i Barcelonës ka vendosur të jetë lojtar i Al Sadd në tre sezonet e ardhshme.

Sipas ‘AS’, mesfushori spanjoll ka nënshkruar një kontratë për 10 milionë euro në sezon.

Xavi kishte shumë oferta edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por 30 milionë eurot e ofruara nga Al Sadd për 3 vitet e ardhshme nuk mund të refuzoheshin.

Veterani i Barcelonës ka përfituar nga pushimi i ndeshjeve të kombëtares për të udhëtuar drejt Dohas në mënyrë që të mbyllë marrëveshjen.

Top Channel