Bajerni kërkon zëvendësuesin e Guardiolës

26/03/2015 00:00

Bajerni i Mynihut po mendon për zëvendësuesin e Pep Guardiolës. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja britanike ‘The Guardian’, sipas së cilës tekniku katalanas do të qëndrojë në pankinën e kampionëve të Gjermanisë deri në qershor të vitit 2016, atëherë kur përfundon edhe kontrata e tij.

Gjithnjë sipas ‘The Guardian’, kandidatura e parë për të marrë drejtimin e Bajernit të Mynihut është Tomas Tuhel, i cili më parë ka qenë në stolin e Mainzit, në periudhën 2009-2014. Ideja në këtë pikë është që Tuhel të jetë në rolin e asistentit të Guardiolës në pankinën e Bajernit sezonin e ardhshëm, për t’u bërë më pas trajneri i parë i skuadrës.

Kandidati tjetër që përmendet te e përditshmja britanike është ai i Lysien Favre, aktualisht trajner i Borusia Mynshengladbahut, me këtë të fundit që i shkaktoi humbje Bajernit në “Allianz Arena” në fundjavën e kaluar.

Sido që të jetë, një gjë është e sigurt: ai që do të zëvendësojë Guardiolën në pankinën e Bajernit, do të jetë një trajner që e njeh shumë mirë kampionatin gjerman.

Top Channel