F1, finlandezi Bottas do të garojë në Malajzi

26/03/2015 00:00

Valteri Bottas do të garojë në Çmimin e Madh të Malajzisë që do të zhvillohet këtë fundjavë. Lajmi u konfirmua nga vetë skuadra Williams nëpërmjet një komunikate për shtyp, duke shuar të gjitha dilemat në lidhje me këtë çështje.

“Pas testeve të fundit të kryera nga stafi mjekësor i FIA-s në Malajzi, konfirmojmë se Valteri Bottas do të drejtojë makinën FW37 këtë fundjavë në pistën e Sepangut”, lexohet në komunikatën e Williams-it.

Valteri Botas  nuk mundi të marrë pjesë në garën e Australisë për shkak të një problemi në shpinë.

Kjo e detyroi finlandezin që të qëndrojë në spitalin e Melbërnit natën përpara garës australiane.

Top Channel