Gjermania barazon në miqësoren me Australinë

25/03/2015 00:00

Edhe pse kundërshtari nuk ishte i niveleve të larta, Kombëtarja e Gjermanisë nuk ka arritur të merrte një fitore në ndeshjen miqësore ndaj Australisë, por vetëm një barazim 2-2.

Gjermanët dominuan thuajse të gjithë takimin, por australianët i shfrytëzuan në maksimum raste e paraqitura, duke përmbysur golin e shënuar nga Reus në minutën e 17-të. Trosi, në minutën e 40 dhe Jedinak në të 50-tën, e çuan rezultatin në 1-2, duke befasuar kampionët e botës.

Kombëtarja e drejtuar nga Joachim Low bëri të gjitha përpjekjet në minutat e mbetura të takimit për të kthyer rezultatin, por arriti të shënonte vetëm një gol me Podolskin në minutën e 81.

Në këtë ndeshje në mbrojtjen e gjermanëve ishte edhe Shkodran Mustafi, i cili luajti përgjatë të gjithë takimit.

Top Channel