Messi dëmtohet me Argjentinën

24/03/2015 00:00

Pikërisht kur dukej se ishte rikthyer në formë me Barcelonën, Leo Messi është dëmtuar në këmbën e djathtë gjatë grumbullimit me Argjentinën. Sulmuesi ka realizuar disa vizita në Uashington (aty ku po stërvitet kombëtarja bardhekaltër) që fatmirësisht kanë përjashtuar probleme muskulare.

Për këtë arsye, Messi nuk do të kthehet në Barcelonë, por do të vazhdojë të qëndrojë me shokët e kombëtares.

Argjentina do të luajë dy miqësore ndaj El Salvadorit dhe Ekuadorit në kuadër të përgatitjeve të Kupës së Amerikës që do të zhvillohet këtë vit në Kili.

Trajneri Gerardo Martino mendohet se nuk do e aktivizojë yllin e skuadrës në takimin e parë dhe do i japë disa minuta në të dytin.

Top Channel