Etrit Berisha: Me Armeninë, maksimumin për të fituar

24/03/2015 00:00

Portieri i Kombëtares sonë të futbollit e ka vlerësuar maksimalisht sfidën e radhës ndaj Armenisë më 29 Mars, në “Elbasan Arena”. Në një intervistë të dhënë për Supersport, ai është shprehur se nga kjo ndeshje do të kërkohet të merret maksimumi i mundshëm.

“Ndeshja me Armeninë është shumë e rëndësishme për grupin tonë. Ne do të bëjmë maksimumin për të fituar. Jemi të përqendruar dhe e dimë cili është rezultati që duhet të arrijmë të dielën”, ka thënë gjiganti i portës së Kombëtares kuq e zi.

Ai ka folur edhe për dënimin e dhënë nga Federata Italiane e futbollit, e cila e ndëshkoi me 10 ditë pezullim dhe një gjobë prej 15 mijë eurosh për nënshkrimin e një parakontratë me Chievon, qershorin e kaluar.

“Tani gjithçka u mbyll mbi këtë çështje dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Shpresoja sigurisht në një dënim më të lehtë, por e rëndësishme është që u zgjidh dhe tani mund të jem i përqendruar vetëm në paraqitjet e mia në fushën e lojës”, është shprehur Berisha, një prej lojtarëve kyç në Kombëtare.

Top Channel