Kupa e Shqipërisë, hidhet shorti i gjysmëfinaleve: Tirana-Laçi dhe Kukësi-Skënderbeu

23/03/2015 00:00

Në Federatën Shqiptare të Futbollit është hedhur paraditen e së hënës shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë.

Çiftet që dolën nga shorti janë Tirana-Laçi dhe Kukësi-Skënderbeu.

Ndeshjet e para do të luhen më 8 prill 2015, ndërsa ato të kthimit 2 javë më pas, më 22 prill.

Top Channel