Goli i mrekullueshëm i Luis Suarez ndaj Realit

23/03/2015 00:00

Luis Suarez shënoi golin e tij të parë në një “Klasike” dhe nuk kishte si ta realizonte më bukur se kaq.

Sulmuesi uruguajan kontrolloi mrekullisht një pasim të gjatë të Dani Alves dhe lëshoi një diagonale të pakapshme për Iker Casillas.

Goli i Suarez ishte ai që i dha fitoren 2-1 Barcelonës në supersfidën ndaj Real Madrid.

Top Channel