Champions League, Barça-PSG dhe Atletico-Real supersfidat, Bayern luan me Porton, Juve përballë Monaco

20/03/2015 00:00

Është hedhur mesditën e sotme shorti i çerekfinaleve të Champions League duke prodhuar dy supersfida: PSG-Barcelona dhe Atletico Madrid-Real Madrid. Çiftet e tjera janë Porto-Bayern Munchen dhe Juventus-Monaco.

Bie në sy përsëritja e sfidës mes PSG-së dhe Barcelonës, skuadra të cilat u përballën edhe në fazën e grupeve të këtij edicioni. Gjithashtu, në çerekfinale do të përsëritet finalja e vjetshme mes dy skuadrave madrilene: Real dhe Atletico.

Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në datat 14-15 prill, ndërsa ato të kthimit në datat 12-22 prill.

Për gjysmëfinalet do të hidhet një tjetër short në datën 24 prill.

Top Channel