Champions, Mascherano këshillon si duhet portierin Ter Stegen (Video)

19/03/2015 00:00

Një episod i veçantë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, gjatë ndeshjes Barcelona-Manchester City, e vlefshme për 1/8 e Champions League.

Katalanasit udhëhiqnin 1-0 në Camp Nou, kur arbitri i ndeshjes akordon 11-metërsh për skuadrën angleze. Aguero, një nga goditësit më të mirë të penalltive në qarkullim, merr vrull, godet dhe… pret portieri Ter Stegen.

I gjithë stadiumi ngrihet në këmbë për të duartrokitur gjermanin, por në fakt duhet të kishin duartrokitur mbrojtësin Javier Mascherano, i cili kishte meritën e pritjes.

Pse? Sepse “El Jefecito” i tregoi portierit të tij anën nga do të godiste Aguero, shoku i tij i skuadrës në kombëtaren e Argjentinës.

Top Channel