“Kick box”-i kosovar pranohet në Federatën europiane

18/03/2015 00:00

Pas Federatës së Basketbollit të Kosovës, edhe Federata e “Kick-Box”-it është pranuar në Federatën evropiane të këtij sporti, e njohur si “WAKO Evropa”.

Kreu i Federatës së “Kick-box”-it të Kosovës, Fatmir Makolli ka deklaruar për “KosovaPress” se pranimi i Federatës kosovare në “WAKO Evropa” i hap rrugën kikboksierëve të Kosovës, që të tregojnë vlerat e tyre në arenën ndërkombëtare.

“Jam i bindur se rezultat e sportistëve tanë, tani do të jenë edhe më të mëdha”, ka theksuar Makolli, i cili ndodhet në Turqi, ku është duke u mbajtur mbledhja e Bordit Ekzekutiv të “WAKO Evropa”.

Top Channel