Tifozët e derbit kryeqytetas

16/03/2015 00:00

Atmosferë të zjarrtë mes tifozerive, në Shqipëri mund ta përjetosh vetëm në ndeshjet kur luan kombëtarja dhe kur përballë vihen Tirana e Partizani.

Nëse lojtarët në fushën e lojës lënë frymën duke vrapuar, madje ndonjëherë edhe ndonjë tendinë muskulore, tifozët në stadium lënë zërin duke sharë në kor arbitrin, tifozët kundërshtarë dhe skuadrën apo lojtarë të caktuar të skuadrës kundërshtare. Por nuk janë vetëm djemtë, ata që i japin zë koreve, tanimë janë shtuar edhe vajzat.

Koret me të shara nga tifozët djem? Nuk janë aspak problem, kur bëhet fjalë për skuadrën e zemrës.

Nëse vajzat ndjekin skuadrat e tyre vetëm në ndeshjet e rëndësishme, djemtë i ndjekin ekipet e tyre të zemrës në çdo ndeshje, edhe kur luajnë jashtë Tiranës. Për ta, tifozllëku është një lloj dashurie aq e fortë, saqë femrat, të cilat kërkojnë të pushtojnë zemrat e djemve, do të ëndërronin ta përjetonin.

Dashuria e tifozëve ndaj skuadrave të tyre të zemrës është një dashuri e përjetshme, e nuk ka femër që mund të ta shkuli nga zemra. Prandaj vajza, mos u xhelozoni për këtë lloj dashurie, sepse nuk ka formën e asaj bjondes apo brunes me format perfekte.

Top Channel