Magani takohet me Halilin. Presidenti do kohë të vendosë

14/03/2015 00:00

Ende mbetet e paqartë e ardhmja e Gugash Maganit si trajner i Tiranës. Burime të sigurta për Top Channel kanë pohuar se një ditë pas humbjen me Partizanin, Magani është takuar me presidentin Halili dhe i ka paraqitur dorëheqjen nga posti i trajnerit.

Numri 1 i klubit bardheblu nuk ka nxituar të japë një vendim të shpejtë, i cili mund të rëndojë akoma më shumë situatën te skuadra e Tiranës.

Pritet që çështja e trajnerit të Tiranës të marrë zgjidhje përfundimisht në fillim të javës së ardhshme. Pas humbjes së derbit me Partizanin, Tirana ndodhet në vendin e tretë me 50 pikë, 4 pikë larg Skënderbeut kryesues.

Top Channel