Vritet një shqiptar në Itali

13/03/2015 00:00

Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në Torino të Italisë. Bëhet fjalë për 54-vjeçarin Fadil Mema, i cili është ekzekutuar në orët e para të ditës së sotme.

Policia italiane ka bërë të ditur se vrasësit kanë qenë të paktën dy persona, të cilët janë shpallur në kërkim. Viktima ishte shpërndarës gazetash dhe policia mendon se atij i është ngritur pritë rreth orës 02:00 në rrugën Pavese, në jug të qytetit.

Mendohet se ai është goditur me 6 plumba. Policia ka marrë në pyetje bashkëshorten e tij për të kuptuar nëse 54-vjeçari ka pasur ndonjë konflikt në të kaluarën.

Top Channel