Pele: Ronaldo më i mirë se Messi, por e ardhmja i takon Neymar-it

12/03/2015 00:00

Legjenda e futbollit, Pele ka thënë se dominimi i Lionel Messi-t ka përfunduar dhe se Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në planet. Ai ka shtuar se e ardhmja do t’i takojë brazilianit Neymar.

Lionel Messi fitoi 4 “Topa të Artë” gjatë viteve 2009-2012, por tashmë është Ronaldo që ka fituar dy të fundit, duke rihapur debatin për lojtarin më të mirë.

Pele mendon se portugezi e ka kaluar rivalin e tij argjentinas gjatë sezoneve të fundit, por thotë se 22-vjeçari i Barcelonës, Neymar, së shpejti do të jetë numri 1 në botë.  

“Pas disa viteve dominimi të Messi-t, tashmë më i mirë është Ronaldo, por ardhmja do t’i buzëqesh Neymar-it. Ai do të kthehet në njeriun kyç të Barcelona dhe mund ta ndihmojë Brazilin të rikthehet në vendin që i takon”, tha Pele.  

Ndërkohë, Pele ka thënë gjithashtu se nuk sheh asnjë arsye pse ai nuk do të kishte shkëlqyer në futbollin modern, pavarësisht avancimit dhe ndryshimeve të shumta që futbolli i ditëve të sotme ka pësuar nga ai i viteve ’60.

“Nuk është teknologjia që e bën një futbollist të klasit të lartë, por talenti dhe përkushtimi. Unë do ta gjeja veten me lehtësi në futbollin e ditëve të sotme”, është shprehur ai.

Top Channel