Robben dhe Ribery, mungesat e Bayern Munchen ndaj Werder

12/03/2015 00:00

Holandezi Arjen Robben dhe francezi Franck Ribery do të mungojnë në ndeshjen që Bayern Munchen do të luajë ndaj Werder Bremen ditën e shtunë (ora 15:30).

Dy sulmuesit e krahut u dëmtuan në ndeshjen e së mërkurës përballë Shakhtar Donetsk, e vlefshme për Champions League.

Robben u zëvendësua në minutën e 19 të goleadës 7-0 të bavarezëve ndaj klubit ukrainas për shkak të një shqetësimi muskular, ndërsa Ribery ka ndrydhur kaviljen.

Skuadra e drejtuar nga Josep Guardiola kryeson klasifikimin e Bundesligës me 11 pikë diferencë nga Wolfsburg.

Top Channel