Mourinho akuzon kundërshtarin për lojë të rëndë dhe të pandershme

12/03/2015 00:00

Pas eliminimit nga Champions League trajneri i Chelsea-s, Jose Mourinho ka kritikuar lojtarët e PSG, për lojë të rëndë.

“Ata bënë të njëjtën gjë si në Paris, duke zhvilluar lojë të rëndë e me simulime të shumta për të vonuar lojën. Për shembull, pasi shënuan golin e dytë, nuk ka pasur më lojë, pasi ata mbetën duke festuar, simulime e lëndime. Ata ndaluan ndeshjen që ne të mos kishim mundësi të reagonim në 5 minutat e fundit”.

Megjithatë portugezi e ka vlerësuar kundërshtarin dhe ka thënë se largimi me kartonin e kuq të Ibrahimovic ndikoi pozitivisht të francezët.

“Ne kishim lojën në duart tona dy herë, por ata ishin më të fortë se ne. Ata e përballuan më mirë presionin e lojës. Pasi mbetën me 10 lojtarë presioni për të fituar ra mbi ne dhe kjo ndikoi negativisht te lojtarët e mi”, tha Mourinho.

Top Channel