Vettel i vendos “emrin” makinës Ferrari që do të garojë: Eva

11/03/2015 00:00

Piloti gjerman i cili është transferuar në fund të sezonit të kaluar në Maranello, Sebastian Vettel, nuk ka harruar zakonin e vjetër të të dhënit nga një pseudonim njëvendësheve, me të cilat ka garuar në të kaluarën, dhe do të garojë duke nisur nga kjo fundjavë.

Emri i zgjedhur për “SF15-T”, makinën Ferrari që do të drejtojë në sezonin e tij të parë me skuderinë italiane, është pikërisht “Eva”. Vettel vjen me një energji pozitive te Ferrari, pasi ka fituar 4 tituj botërorë ne Red Bull, edhe pse në sezonin e kaluar nuk pati një paraqitje prej pretendenti.

Sa për kuriozitet, kujtojmë pseudonimet e vjetra të pilotit gjerman: Julie, Kate, Motra e keqe e Kate, Luscious Liz, Randy Mand, Kinky Kylie, Abbey, Heidi e uritura dhe Suzie. Tashmë i ka ardhur radha Evës, por edhe me një “look” të ri për pilotin, të cilin mund ta shihni përmes fotove…

FOTO GALERI
1/6

Top Channel