Champions League, Reali i Madridit dhe Porto, dy çerekfinalistet e para

10/03/2015 00:00

Pavarësisht eliminimit nga Champions League, Shalke del me kokën lartë nga ky kompeticion dhe nga “Santiago Bernabeu”, pasi mundi me lojë dhe me rezultatin 4-3 Real Madridin.

Kualifikimi në çerekfinale duket se nuk i kënaqi aq sa duhet tifozët madrilenë, të cilët në fund të ndeshjes protestuan trajnerin Ancelotti dhe skuadrën që sezonin e kaluar u shpallën dhe kampionë të Europës.

Cristiano Ronaldo me dy golat e tij ishte i vetmi që u përpoq të mbante gjallë skuadrën, e cila kohët e fundit po shfaq shumë probleme në mbrojte. Në këtë ndeshje portugezi vendosi një rekord në kompeticionet e UEFA-s, duke ngjitet në krye të golashënuesve me 78 gola, duke lënë pas Messi-n dhe Raul Gonzalez.

Ka rezultuar gjithçka e thjeshtë për Porton, e cila shkatërroi 4-0 Bazelin në ndeshjen e dytë. Brahimi, Herrera, Casemiro dhe Aboubakar ishin autorët e golave për skuadrën portugeze, e cila rikthehet pas 6 vjetësh në çerekinalet e Ligës së Kampioneve.

Top Channel