Vlorë, makina përplas motorin, plagoset rëndë 70-vjeçari

10/03/2015 00:00

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e rëndë të një 70-vjeçari ka ndodhur në Radhimë të Vlorës. Mësohet se një motor është përplasur nga një automjet sapo ka dalë nga karburanti, duke shkaktuar dëmtimin e drejtuesit të moshuar të motorit.

Menjëherë policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendgjarje ku kanë bërë matjet. Sipas policisë, automjeti tip Benz me targa AA 211 KV, me drejtues 40-vjeçarin Bejtash Kalaj, ka goditur motorin me drejtues 70-vjeçarin Muhamet Jazaj.

Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë 70-vjeçari, i cili është dërguar në Spitalin e Vlorës, ndërsa është shoqëruar drejtuesi i automjetit.

Top Channel