Lushnje, përplaset nga makina, vdes 59-vjeçari

10/03/2015 00:00

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Pushimi i shoferit-Divjakë, në afërsi të fshatit Gradishtë. Shtetasi Petraq Kina, 59 vjeç nga Gradishta, ka qenë duke udhëtuar me biçikletë dhe sipas bluve të qarkullimit është përplasur nga një automjet.

Askush nuk ka ndaluar në vendngjarje dhe viktima është gjetur nga kalimtarët e rastit që kanë njoftuar Policinë e Qarkullimit Rrugor.

Sipas tyre, në vendngjarje viktima është përplasur nga ndonjë automjet me shpejtësi të madhe dhe nuk ka as gjurmë frenimi. Viktima është gjetur në kanalin me ujë dhe mjaft larg biçikletës dhe vetëm mjekësia ligjore do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së 59-vjeçarit.

Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e ngjarjes nga ana e organeve të policisë.

Top Channel