Tiranë, krim i trefishtë në një familje

10/03/2015 00:00

Një krim i trefishtë në familje ka tronditur kryeqytetin në orët e para të mëngjesit të së martës. Një person në lagjen Laprakë të Tiranës ka kryer një masakër të vërtetë, duke vrarë fillimisht bashkëshorten e tij, vjehrrën dhe më pas veten.

Burime policore zyrtare bënë të ditur se autor i këtij krimi të rëndë është shtetasi Emiljano Rustemi, i cili ka hapur zjarr kallashnikov ndaj familjarëve të tij.

Sipas burimeve, nuk dihen ende shkaqet e sakta të kësaj ngjarjeje, por mësohet se çifti Emiljano dhe Izaura Rustemi, prindër të tre fëmijëve, ishin në proces divorci.

Dy nga viktimat, Ëngjëllushe Shaqiri dhe vajza e saj Izaura ishin të moshave 58 dhe 29 vjeç, saktësuan burimet.

Ndërkohë, fëmijët e çiftit janë marrë nën kujdestari menjëherë pas ngjarjes, për shkak të moshës së tyre.

Paraditen e së dielës, tre fëmijë të mitur në Shkodër mbetën jetimë, për shkak të një vrasjeje në rrethana të ngjashme të prindërve të tyre. 

Top Channel