Seria A, Juventusit i mjafton Pogba, Lacio merr vendin e tretë

09/03/2015 00:00

Ka mjaftuar goli i francezit Pogba që Juventusi të mposhtë 1-0 Sasuolon në “Juventus Stadium”.

Kampionët e Italisë kanë vuajtur shumë, por falë perlës së mesfushorit në fundin e ndeshjes arritën të dalin me 3 pikë nga sfida e të hënës dhe të çojnë në 11 pikë diferencën me Romën e vendit të dytë.

Në sfidën tjetër Lacio shkatërroi 4-0 Fiorentinën dhe i rrëmben Napolit vendin e tretë në klasifikim.

Një dominim total i skuadrës së drejtuar nga Pioli, e cila zhbllokoi rezultatin në minutën e 6 me Biglia. Vendasi dyfishuan rezultatin me Candreva-n në minutën e 65, ndërkohë që në fund ishte gjermani Klose ai që vulosi rezultatin me dy golat e tij dhe regjistroi fitoren e katërt radhazi të Lacios në kampionat.

Top Channel