Kategoria Superiore, Skënderbeu merr kryesimin, Tirana mposht Kukësin

08/03/2015 00:00

Tirana mundi 2-0 Kukësin dhe i dha mundësinë Skenderbeut të rikthehet në krye të Kategorisë Superiore.

Kampionët në fuqi, të drejtuar nga Mirel Josa, mposhtën në transfertë 0-1 Flamurtarin, fitorja e parë për ta pas 38 vjetësh në fushën vlonjate.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Stojkov në pjesën e dytë të ndeshjes.

Ndërkohë humbja ndaj Tiranës ka konfirmuar momentin jo të mirë që po kalon skuadra e Kukësit, e cila në 3 ndeshjet e fundit ka marrë vetëm 2 pikë. Golat e Bushic dhe Muzakës për Tiranën në pjesën e dytë e rikthejnë këtë skuadër në luftën për titullin kampion, pasi diferenca me korçarët e vendit të parë është vetëm 4 pikë.

Të njëjtin fat pati këtë fundjavë edhe Partizani i Shpëtim Duros, i cili u mund 1-0 nga Vllaznia. Një humbje kjo që i venit shpresat e të kuqve për titullin kampion, pasi tashmë ata ndodhen në vendin e 4 dhe 7 pikë larg kreut.

Ne ndeshjet e tjera, Apolonia mundi 2-1 Teuten, ndërsa Laçi fitoi 2-0 ndaj Elbasanit. 

Top Channel