Tjetër barazim për Romën, i teti në nëntë ndeshjet e fundit

08/03/2015 00:00

Tetë barazime dhe një humbje ndaj Kaljarit, janë rezultatet e 9 ndeshjeve të fundit të nënkampionëve të Italisë, ekipit të Romës, të cilët edhe në ndeshjen e ditës së diel, ata ndaj Kievos, arritën vetëm një barazim pa gola.  

Tashmë, çështja e titullit duket thuajse e mbyllur, teksa Juventusi ka mundësinë të shkojë në 11 pikë diferencë, por po vihet në dyshim edhe vendi i dytë, ku Napoli është 5 pikë mbrapa, por një fitore ndaj Interit do ta çonte diferencën në -2.

Të dielën u luajtën edhe ndeshjet e tjera të javës së 26, ku te fitorja arriti vetëm Udineze, e cila mposhti në fushën e saj Torinon me rezultatin 3-2, ndërsa Parma-Atalanta, Empoli-Xhenova dhe Cezena-Palermo u mbyllën në barazim.

Top Channel